Meta në Gjilan: Tërmeti i 26 nëntorit testoi solidaritetin mbarëkombëtar

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta së bashku me kryetarin e Gjilanit Lutfi Hazirin si dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj kanë vizituar familjen Abazi nga fshati Livoç i Epërm të cilët humbën dy djem në tërmetin në Shqipëri.

Pas vizitës në familjen Abazi, Meta vizitoi Komunën e Gjilanit ku edhe zhvilloi një takim më kryetarin Lufti Haziri.

Haziri me ketë rast tha se Meta ka treguar kujdes të madh si për familjen Abazi ashtu edhe për qytetarët e Gjilanit.

 

“Ilir Meta është rikthyer edhe si qytetar nderi i këtij vendi për të nderuar një familje e cila ka pas një humbje të madhe sikur shumë familje tashmë edhe në Shqipëri si pasojë e tërmetit të Durrësit. Kujdesi i presidentit për familjen Abazi për jetimët, për të gjallët tregon përkushtimin dhe falënderimi ynë është i jashtëzakonshëm”, tha Haziri në një konferencë për media pas takimit.

Haziri tha se qytetarët e Gjilanit e kuptojnë më së miri situatën në të cilën ndodhet populli shqiptarë.

“Kush më mirë se gjilanasit nuk e dinë dhe nuk i harrojnë pasojat e tërmetit, ne kemi kaluar po ashtu para disa kohësh një tërmet 5.8 shkallësh të rihterit që ka qenë po ashtu me pasoja të mëdha në njerëz dhe dëme”, shoi ai.

Krytarri Haziri njoftoi se në Komunën e Gjilanit janë strehuar 186 familje nga Shqipëria.

“Ne kemi 186 qytetarë nga Durrësi që janë vendosur në familje gjilanase, dhe po ashtu fëmijët e tyre kanë filluar nga e hëna që të shkojnë edhe në shkollë, në të gjithë këtë situatë jemi bashkë dhe do ta përballojmë bashkë”, theksoi Haziri.

Në anën tjetër presidenti i Shqipërisë Iliri Meta ka shprehur mirënjohje për të gjithë popullin e Kosovës për ndihmën që e ka dhënë për Shqipërinë.

“Isha në Prishtinë, erdha edhe në Gjilan në rradhë të parë për të shprehur falënderimin më të përzemërt dhe mirënjohjen më të thellë për të gjithë popullin e Kosovës, për të gjitha institucionet e Kosovës, FSK-në, Policinë e Kosovës dhe të gjithë ekipet e tjera që erdhën të parat në momentet e para të tragjedisë, që dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm për të shpëtuar shumë jetë dhe për të ndihmuar shumë banorë”, tha ai.

Meta i shprehi ngushëllime familjes Abazi duke thënë se qytetarët e Gjilanit do ta ndihmojnë familjen për të tejkaluar dhimbjen.

“Nuk mund të mos via në Gjilan për të qenë pranë komunitete tuaj e sidomos pranë familjes Abazi e cila gjithashtu pati një humbje të jashtëzakonshme në këtë tragjedi që ndodhi, por jam i bindur që me solidaritetin e banorëve të Gjilanit, kjo dhimbje do të jetë e mundur të tejkalohet dhe njëkohësisht fëmijët e tyre do të kenë mundësinë që të shohin drejtë të ardhmes dhe të mos ndihen asnjëherë të vetmuar”, tha Meta.

Presidenti shqiptar theksoi se tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëria ka testuar solidaritetin mbarëkombëtarë.

“Ky tërmet tundi fortë mijëra ndërtesa në Shqipëri, rrëzoi jo pak prej tyre por edhe testoi solidaritetin mbarëkombëtarë, mbarë shqiptare që u tregua jashtëzakonisht i fortë dhe që është garancia për të tejkaluar sa më parë këtë dhimbje”, tha presidenti Meta duke falënderuar qytetarët e Gjilanit për ndihmën e vazhdueshme.

Mëngjesin e 26 nëntorit, Shqipëria u godit nga një tërmet 6.4 ballë me epiqendër në Durrës. Nga ky tërmet mbetën të vdekur 52 përsona, ndërsa mbi 600 të qëndruar si dhe qindra ndërtesa të dëmtuara.

Në mesin e viktimave ishin edhe dy vëllezër  nga komuna e Gjilanit. Shemsedin Abazi dhe Isa Abazi vdiqën pasi njërin prej hoteleve të Durrësit ku po qëndronin u rrëzua si pasojë e tërmetit.