Mësuesi nga Skenderaj gjen te një nxënës revole

Një mësues nga Skenderaj ka gjetur një mjet të pazakontë që zotërohej nga një nxënës i tij.

Policia e Kosovës ka pranuar një kërkesë nga një mësues në Skenderaj që të vinin në shkollën ku ai jepte mësim, pasi që ai kishte gjetur tek një nxënës një pistoletë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar një pistoletë me dy fishekë nga një nxënës në Skenderaj.

“Ankuesi  kosovar mësimdhënës në shkollë ka njoftuar se gjatë kontrollit tek një nxënës ka gjetur një pistoletë. Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku e kanë sekuestruar pistoletën së bashku me dy fishekë”- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

I dyshuari (i mitur) është intervistuar nga ana e Policisë së Kosovës në prani të avokatit dhe prindit.

Me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.