Mësoni të mirat e fëstëkëve

Një nga gjërat më të mira të frutave të thata në përgjithësi është pasuria me minerale, e cila është vitale për funksionim korrekt të trupit tonë.

Edhe pse janë të yndyrshme, fëstëkët janë të shëndetshme dhe ndihmojnë në djegien e yndyrnave në stomak. Fëstëkët janë burim i pasur i energjisë, 100 gr ofrojnë 557 kalori.

Konsumi i rregullt i këtyre frutave arrore mund të ndikojë në uljen e kolesterolit të keq në gjak. Janë të pasur me substanca fitokimike si karotën, Vitamina E si dhe komponime antioksiduese.

Studimet tregojnë se këto komponime ndihmojnë në largimin e radikaleve të lira toksike nga trupi, dhe kështu duke e mbrojtur atë nga sëmundjet, kanceri dhe infeksionet.

Fëstëkët janë burim i shkëlqyer i vitaminës E, veçanërisht të pasur me gama-tokoferol, 23 gr. per 100 gr. vitamina E është një antioksidues i fuqishëm esencial për mirëmbajtjen e membranës qelizore dhe lëkurës.

Fëstëkët përmbajnë grupe të rëndësishme të vitaminave B-kompleks, të tilla si riboflavin, niacin, thiamin, acid pantotenik, vitamin B-6 dhe acid folik.

Nëse ngrënia e sasive tepër të mëdha me stika do të thotë “një thes” me kalori, lajmi i mirë është që proteinat, yndyrnat e mira dhe fibrat që ato përmbajnë janë ushqyes, që përmbushin nevojat e trupit në një mënyrë të tillë sa vështirë të hash shumë./21Media