Ndërprerja e energjisë elektrike Foto: KALLXO.com Foto: KALLXO.com

Mësoni orarin e reduktimeve të rrymës në vendin ku jetoni

Kompania për distribuimin e energjisë në Kosovë, KEDS, ka njoftuar për kufizimet e planifikuara të rrymës.

KEDS ka ndarë një link/hartë se ku qytetarët mund ta gjejnë orarin e reduktimeve përmes shifrës së konsumatorit.

Në këtë LINK mund ta gjeni orarin e reduktimit të rrymës për vendin se ku jetoni.

Sipas KEDS, këto kufizime sipas planit të dërguar nga KOSTT, do të vazhdojnë të jenë rreth 2 orë për secilin grup të konsumatorëve, në periudha të ndryshme të ditës.

KEDS ka njoftuar se kjo po ndodh për shkak të krizës energjetike në Kosovë për shkak të pamundësisë për t’i mbuluar çmimet e importit, kufizimet e planifikuara me energji elektrike kanë filluar për të gjithë konsumatorët.

“Informimi i konsumatorëve për kohën e kufizimeve të planifikuara është duke u bërë përmes ueb-faqes së KEDS, më saktësisht përmes hartës, ku konsumatorët mund të shohin kufizimet e planifikuara që do të ndodhin në pikën matëse të saj/tij apo të lagjes ku jeton”, thuhet në komunikatë.

Sot fillojnë reduktimet e rrymës në Kosovë