QKUK Emergjenca

Mësohet gjendja e të plagosurit në Prishtinë

Një burrë ka mbetur i plagosur sot në Prishtinë pas disa të shtënave me armë.

Gjuajtjen me armë e ka konfirmuar policia, ndërsa Qendra Emergjente në QKUK ka treguar për gjendjen e të plagosurit.

Sipas Drejtorit të kësaj klinike, Basri Lenjani, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.

“Nga burimet e qendrës, i plagosuri është lenduar në këmbën e djathtë. Është jashtë rrezikut për jetë. Është duke marrë trajtimin mjekësor në emergjencë”, tha Lenjani për KALLXO.com

Të shtëna me armë në Prishtinë