Foto: QKUK

Mësohet gjendja e fëmijës së lënduar nga shpërthimi në Prizren

Një djalë 11 vjeçar është lënduar nga një shpërthim që ndodhi mbrëmë në Zhur të Prizrenit.

Një polic mbeti i vdekur dhe dy të tjerë u lënduan nga sulmi me mjet shpërthyes brenda shtëpisë ku po kryhej një bastisje.

Nga ky incident pësoi edhe një i mitur që ishte brenda shtëpisë. Ai po trajtohet në Spitalin e Prizrenit.

Drejtori i Spitalit Afrim Avdaj për KALLXO.com tha se i mituri është lënduar në pjesën e syve.

“Një fëmijë qe rezulton të jetë i moshës  11 vjeçare ka pranuar trajtim në repartin e syrit, pra ka pasur lëndime në sy si pasojë e shpërthimit”, tha Avdaj.