Foto: KALLXO.com
Mësohet data kur të akuzuarit e rastit "Pronto" do të dalin para Gjykatës së Apelit
Sot u bënë 6 muaj nga shpallja e vendimit për të akuzuarit e rastit ‘Pronto’.
Më 3 janar 2020, trupi gjykues i udhëhequr nga Shashivar Hoti, liroi nga akuza Adem Grabovcin, Besim Beqajn, Zenun Pajazitin dhe 8 të akuzuar të tjerë për veprën penale shkelja e statusit të barabartë të qytetarëve të Republikës së Ksoovës.
Më 12 mars, prokurorja e rastit Drita Hajadri, aktgjykimin lirues e kishte goditur me ankesë mbi të gjitha bazat juridike.
KALLXO.com ka konfirmuar nga zëdhënësi i Gjykatës së Apelit se seanca gjyqësore nga kolegji i departamentit special në rastin ‘Pronto’ është caktuar për datën 17 qershor.
Me 6 janar të vitit 2018-të Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë ndaj Adem Grabovcit, Arbenita Pajazitit, Ilhami Gashit, Besim Beqajt, Njazi Rexhës, Zenun Pajazitit, Xhavit Dakajt për veprën penale shkelje e statusit të barabartë të Kosovës.
Grabovci, Beqaj, Pajaziti dhe të tjerët akuzohen se gjatë muajit tetor, nëntor e dhjetor të vitit 2011 kishin emëruar në mënyrë të kundërligjshme në pozita udhëheqëse njerëz të afërt të tyre ose me partinë e tyre në ndërmarrjet publike “Trainkos”, “Infrakos”, “Hidro-Drini”, “Radoniqi-Dukagjini”.
Rasti ‘Pronto’ ende nuk ka shkuar në Apel