Mësimi tërëditor në Prishtinë ‘nis nga shtatori’
Komuna e Prishtinës ka prezantuar programin e ri të mësimit gjithëditor në shkollat e kryeqytetit.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se mësimi tërëditor do të nis nga muaji shtator 2024.
“Sot po realizohet njëri ndër premtimet më të rëndësishme në fushën e arsimit. Nga shtatori do të fillojmë mësimin tërëditor për nxënësit e shkollave të kryeqytetit. Reforma më e madhe e nisur ndonjëherë në kryeqytet këtë shtator do të jetësohet falë punës së mrekullueshme të zonjës Jehona Lushaku”- tha ai.
Ndërsa, nënkryetarja e Prishtinës, njëherësh drejtoreshë e Arsimit, Jehona Lushaku Sadriu theksoi se programi i mësimit tërëditor në shkollat e kryeqyteti do të ndihmojë në ngritjen e cilësisë së arsimit në Kosovë.
“Kemi arritur të finalizojmë një reform për këtë vit shkollor që synim bosht ka realizimin e mësimit tërëditor. Nuk ka qenë e lehtë, kemi bërë një analizë të thuktë të shkollave”- tha ajo.