Fadil Curri, mësimdhënës i Gjuhës Shqipe

Mësimi në distancë do të fillojë nesër në Kosovë

Sipas Ministrisë  së  Arsimit mësimi do të  zhvillohet vetëm në  lëndët Gjuhë  Shqipe dhe Matematikë .

Orët e mësimit do të transmetohen në RTK 1 dhe RTK 4 dhe në  webfaqen e dizajnuar nga kompania Gjirafa.

KALLXO.com ka asistuar në mënyrë vullnetare lidhur me realizimin e mësimit nga distanca që pritet të fillojë të hënën më 23 mars.

Nga nesër do të jenë të gatshme të gjitha materialet për nivelin 1-5 dhe ditëve në vijim do t’i përgatisin për nivelet e tjera.

Njoftimin për fillimin e mësimit nesër, MAShT e ka ndarë  edhe përmes SMS.

“Te dashur nxenes, prinder dhe mesimdhenes. Mesimi po fillon! Prej neser, 23.03.2020, duke filluar nga ora 11:15 ne RTK1 & RTK4. Suksese e pune te mbare. Qofshi me shendet! #rrinineshtepi #Mesoprejshtepise”, thuhet në  sms.