Mësimi i historisë së Kosovës përmes arkivit të “Rilindjes”

Ervina Halili ka nisur një kërkim të gjerë për të mbledhur dokumente nga arkivat e gazetës dhe shtypshkronjës kosovare “Rilindja”.

Halili është edhe autore e dokumentarit N’Rilindje ku dëgjohen rrëfime të shkrimtarëve dhe ish-redaktorëve të Rilindjes.

Ky dokumentar u shfaq në emisionin “Jeta në Kosovë”, ndërsa Halili foli lidhur me atë se pse e ka aq me rëndësi mbledhjen e dokumenteve.

“Ne kemi shumë pak të ruajtur nga Rilindja, kemi pas të ruajtur nga gazetaria dhe gazetarët por më pak sa i përket shkrimtarëve.Ne nuk e kemi dorën e përthimeve që janë bërë. Janë informacione shumë të rëndësishme historike kombëtare”, tha Halili.

Sipas saj, kërkimi i historisë më së miri mund të bëhet përmes dorëshkrimeve të shkrimtarëve të ndryshëm që nuk kanë arritur të botohen në Rilindje.

“Gazeta Rilindja ka qenë organ i partisë komuniste jugosllave dhe ka qenë e cenzurume. Nuk ka mujt me e projektu realitetin e Kosovës. Ne mundemi me hulumtu historinë e Kosovës të shkrimtarëve që kanë botuar në Rilindja dhe përmes dorëshkrimeve të pacenzuruara, tha ajo.

Ajo gjithashtu tregoi se kanë nisur një platformë online ku do të publikohen dokumente të ndryshme arkivore dhe të dhëna mbi shkrimtarë të Rilindjes.

Në debat lidhur me këtë temë flasin: Granit Kuqi nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, Ruzhdi Panxha nga  Arkivi i Kosovës, Ervina Halili, Arkivi Rilindja dhe Nazmi Rrahmani, shkrimtar.

Më poshtë gjeni emisionin e plotë: