Mësimi fillon më 1 shtator me prezencë fizike

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka rikonfirmuar se mësimi në shkollat e Kosovës do të fillojë më 1 shtator me prezencë në shkolla dhe me orar të rregullt.

“Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, kam nënshkruar Udhëzimin administrativ për kalendarin e vitit shkollor 2021/2022. Ashtu siç kemi paralajmëruar, mësimi pritet të fillojë më 1 shtator. Ne synojmë të mbajmë shkollat të hapura dhe mësimi të zhvillohet me orar të rregullt e pjesëmarrje fizike në institucione shkollore”, ka thënë ajo në një postim në Facebook.

Sipas saj, deri tek ky vendim ka ardhur për shkak se të gjitha studimet tregojnë se pasojat tek fëmijët për shkak të mbylljes së shkollave kanë qenë të mëdha.

“Për më tepër, është konstatuar se mbyllja e shkollave vitin e kaluar ka shkaktuar pengesa në qasjen në mësim të rregullt, por edhe pasiguri e stres tek mësimdhënësit në aplikimin e metodave për mbështetjen e nxënësve për edukimin në distancë”, ka shkruar Nagavci.

Ministrja e Arsimit u ka bërë thirrje mësimdhënësve që të vaksinohen.

“Në mënyrë që të mos na përsëritet situata e vitit të kaluar, zgjidhja e vetme është vaksinimi i mësimdhënësve dhe punonjësve administrativ. Është përgjegjësi e secilit që ta ruajmë shëndetin tonë dhe të tjerëve”, ka shkruar Nagavci në fund.

Ndërsa, në Udhëzimin Administrativ për vitin shkollor 2021/2022 të nënshkruar nga ministrja thuhet se ka për qëllim të përcaktojë fillimin dhe mbarimin e vitit shkollor, respektivisht të vitit mësimor, sipas niveleve, pushimin dimëror, pushimin pranveror, festat publike për nxënësit e shkollave fillore, klasave parafillore, shkollave të mesme të ulëta, shkollave të mesme të larta, institucionet parashkollore dhe qendrat burimore për mësim dhe këshillim.

Kurse, për nxënësit e shkollës së mesme të lartë-maturantët, janë të obliguara 160 ditë mësimi  32 javë, për nxënësit e klasave 9, 10 dhe 11-të, janë të obliguara, 175 ditë mësimi 35 javë. për nxënësit e klasave  1- 8 dhe fëmijët parafillor, janë të obliguara 184 ditë mësimi 37 javë.

Edhe ditë më parë është paralajmëruar se mësimi pritet të fillojë më 1 shtator me prezencë fizike.

Kurse, mësimi për vitin shkollor 2020/21 për shkak të pandemisë COVID-19 kishte filluar në dy faza, e para më 14 shtator dhe e dyta më 21 shtator.

Për zhvillimin e mësimit në kohë pandemie Ministria e Arsimit dhe Shkencës kishte përgatitur tre skenarë të ndryshëm. Skenari A ishte për mësim fizik në shkolla, skenari B – mësimi i kombinuar dhe skenari C – mësimi online nga platforma të ndryshm