Mësimdhënësja nga Prizreni: Të dilja para kamerës ishte një sfidë

Xhenana Drini, mësimdhënëse nga Prizreni, e cila ka qenë pjesë e realizimit të ligjëratave për mësim online, në emisionin “Jeta në Kosovë” ka treguar për përvojën e saj.

“I kemi incizuar dhjetë njësi mësimore në gjuhën boshnjake . Të dilja para kamerës ishte e pazakontë, ishte një sfidë që desha ta provoja. Isha e kënaqur dhe u bëra thirrje edhe kolegeve të mia që të bashkohen e të vazhdojmë”, tha Drini.

Ajo ka treguar se kolegët e saj në fillim kishin hezituar që të bëhen pjesë e mësimit nga distanca.

“Në fillim kolegët nuk më dëgjuan. Kishin arsye personale, së pari coronavirusi dhe nuk donin të dilnin para kamerës”, tha më tej ajo.

.