Foto: Ilustrim

Mësimdhënësi në Gjilan dyshohet se rrahu nxënësin në qytet

Një mësimdhënës në Gjilan është arrestuar nën dyshimet se ka rrahur një nxënës.

Drejtori i Arsimit në Komunën  e Gjilanit, Naim Gagica ka thënë për KALLXO.com se rasti ka ndodhur jashtë hapësirave të shkollës, ndërsa mësimdhënësi dhe nxënësi janë të shkollës “Dëshmorët e Kombit”, në fshatin Livoç i Ulët në Gjilan.

“Nga informatat që kam deri më tani, rasti nuk ka ndodhur brenda hapësirave të shkollës, por jashtë në qytet. Polica po merret me rastin”, ka thënë Gagica.

Sipas tij, mësimdhënësi gjatë ditës së djeshme kur ka ndodhur rasti ka pasur ditë të lirë në orarin e punës, por nuk kanë detaje të tjera se pse ka ndodhur rasti.