Lutfi Haziri - Foto: KALLXO.com

Mesazhi i Lutfi Hazirit për Albin Kurtin: Nëse VV hyn në bashkëqeverisje për ta 'blu' LDK-në, e ka gabim

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit edhe kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri përmes një postimi në facebook ka shkruar se nëse qëllimi i Lëvizjes Vetëvendosje për bashkëqeverisje me LDK është siç e ka quajtuar ai, me “blu” LDK-në, kjo është gabim.

”Tash, nëse LVV hyn në bashkëqeverisje me qëllimin për ta ‘blu’ LDK’në, e ka shumë gabim. Raporti duhet të ndërtohet me mirëbesim dhe me korrektësi maksimale. Unë jam për një marrëveshje qeverisëse 4+, për t’i zgjidhur problemet e mëdha me Serbinë dhe problemet e brendshme me funksionimin e ligjit”, ka shkruar Haziri.

Ai tutje ka shtuar se këtë nuk ka arritur ta bëjë as Partia Demokratike e Kosovës.

”PDK, në asnjërën prej tri fazave të saj, prej uniformave me armë, demobilizizimit me kravata e këmisha të kaltërta (teget), e deri në qeverisje, e sofistikuar dhe e organizuar mirë, nuk ka mund të shkatërrojë LDK, anipse këtë e ka pasë qëllim kryesor”, ka shkruar Haziri.

Tutje Haziri ka shtuar se kryeministrja apo kryeministri i ardhshëm duhet të jetë i të gjithë qytetarëve dhe linçimet dhe arroganca e çfarëdo natyre, nuk duhet të ketë vend në asnjë mënyrë.

Para dy ditëve, Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti  ka folur pas takimit me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa dhe Vjosa Osmanin, ku ka bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje për të qeverisur me vendin.

 

Nis takimi Kurti – Mustafa

.