Arta Sejdiu

Mesazhi i Kryeinfermieres së Pulmologjisë: Po humbim staf, mos dilni nëpër kafe!

Kryeinfermierja e Pulmologjisë, Arta Sejdiu, ka reaguar në një postim në Facebook duke u bërë thirrje qytetarëve t’i respektojnë masat për mbrojtje nga coronavirusi.

Ajo ka shkruar se ‘humbja e stafit’ po ndodh si pasojë e daljes nëpër kafe me çka po rritet numri i personave të infektuar me COVID-19.

“Ne po humbim shumë staf, vetëm pse ju nuk po mund të rrini pa pirë kafe në qytet, pa u grumbulluar dhe pa u takuar dy tri herë në ditë”, është shprehur ajo.

“Shumë shpejt do të vini në klinikë, ne nuk do të jemi aty, çdo ditë po mbetemi pa staf”, ka shkruar tutje.

“Ju mund të vazhdoni të na injoroni, të thoni se është detyra e juaj të përkujdesemi për ju, por unë po ju them që ju do të vini shpejt në klinikë, por nuk do të na gjeni aty, se çdo ditë po mbetemi pa staf”, tha kryeinfermierja.

Mehmeti tutje është shprehur se që nga marsi nuk është takuar më askënd, e kam ruajtur veten dhe rrethin, thekson ajo.

Ky është postimi i plotë i saj:

Me shkas!

Kur shkon ne ngushellime, degjon se kush ka vdekur. Kur shkon ne dasma, degjon se kush eshte martuar. Secili bisedon lidhur me vendin dhe arsyen ku gjindet.
Por koheve te fundit, edhe ne ngushellime, edhe ne dasma flitet thuajse tere kohen per nje teme te njejte, Corona virusi!!!
Ne mund te flasim me se miri por askush nuk po n’a degjon! Ndoshta edhe iu kemi bo tullusum (shprehje qe e perdori kur dua te jem me e rrepte), ndoshta mendoni qe po flasim se jemi lodhur, ndoshta edhe ju jeni lodhur duke ju thene, por me plot gojen po ju themi se i kemi punet ngusht!
Kam lexuar komente te ndryshme, disa na motivojne e shume nga t’a thone: ESHTE DETYRE E JUAJA!!!
JO!!! Nuk eshte vetem detyre e jona, eshte detyre dhe obligim edhe i juaji! Ne jemi duke punuar jashte detyrave tona! Pse e them kete?!
Sikur stafi shendetesor te ishte rezistent ndaj ketij virusi, e prekeni vetem ju te tjeret, kishit pase te drejte te flisni! Por ne po humbim shume staf, vetem pse ju nuk po mund te rrini pa pire kafe ne qytet, pa u grumbulluar dhe pa u takuar dy tri here ne dite!
Une mund t’iu garantoj me jete se asnjehere qe nga marsi nuk kam dale e takuar me askend, jo qe s’kam nevoje, po e kam ruajtur edhe veten edhe rrethin! Ju mund te vazhdoni, te n’a injoroni, te thoni se eshte detyre e jona te perkujdesemi per ju, por une po ju them qe JU do te vini shpejt ne klinike, por nuk do te n’a gjeni aty, se çdo dite po mbetemi pa staf.
Vazhdoni te mendoni qe asgje nuk do t’iu ndodhe, vazhdoni beni qejf, dilni, shetitni, por une po ju them: QE NGA ORA 5:00 JAM ZGJUAR NGA NGARKESA SE SI DO T’A KALOJ KETE DITE, DHE A DO T’IA DAL E RRETHUAR ME PACIENTE ME COVID POZITIV, BASHKE ME STAFIN TIM!
Ndaluni e mendoni, a duhet vetem Ne te mendojme, perderisa JU jeni duke menduar se ku do t’a pini kafen e mengjesit?!!!!
Eshte e vertete qe vet e kemi zgjedhur kete profesion, por nuk e kemi zgjedhur te infektohemi pse ju e neglizhoni e nuk e ngritni vetedijesimin te mbroni edhe veten, familjen dhe Ne!!!