Gjirokastra është një nga pikat kryesore të turizmit në jug të Shqipërisë. Mars 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Mesatarisht 586 vizitorë të huaj erdhën çdo ditë në Kosovë

Në tremujorin e tretë korrik-shtator të sivjetmë, Kosovën e vizituan rreth 54 mijë vizitorë të huaj.

Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2018 ky numër është rreth 20 për qind më i vogël. Rajoni më i vizituar i Kosovës mbetet Rajoni i Prishtinës dhe Pejës.

Në tre muajt korrik-shtator numërohen mbi 86 mijë vizitorë në Kosovë

“Në TM3 2019 numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 86,075, prej tyre 37.28% ishin vendorë dhe 62.72% ishin të huaj. Ndërsa, numri i net-qëndrimeve ishte 155,784 netë, prej tyre 31.78% nga vendorët dhe 68.22% nga të huajt”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

Sipas ASK-së, numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka Rajoni i Prishtinës me 35,268 vizitorë dhe  63,037 net-qëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj vijnë nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, etj.

Bie numri i vizitorëve të jashtëm në Kosovë.

Bazuar në raportin e ASK-së, në tre mujorin e tretë të sivjetmë, numri i vizitorëve të jashtëm ishte 53 mijë e 984 persona, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2018-të, kemi 13 mijë e 375 vizitorë më pak apo rreth 20 për qind më pak, mirëpo në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit 2017 ky numër është më i madh për 84 vizitorë. Rajoni Prishtinës dhe i Pejës u vizituan më shumë nga vizitorët e jashtëm.

Në anën tjetër, numri i vizitorëve vendor në Kosovës ishte 32 mijë e 91 vizitorë që paraqet një rritje në krahasim me tremujorin e njëjtë të 2018-ës për 4 mijë e 206 vizitorë apo rreth 15 për qind më shumë ndërsa krahasuar me tre muajt e njëjtë e vitit 2017 numri më i madh është për 9 mijë e 799 vizitorë. Rajoni i Pejës e më pas i Prishtinës dominuan për nga numri i vizitorëve vendorë.

ASK në raport  shpjegon se vizitor vendor është personi me vendbanim të përhershëm në Kosovë, por i cili qëndron për së paku një natë në një vend tjetër në Kosovë. Ndërsa, vizitor i jashtëm konsiderohet personi me vendbanim të përhershëm jashtë Kosovës, por i cili qëndron përkohësisht në Kosovë për së paku një natë.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për periudhën TM3 2019. Në tremujorin e tretë të vitit 2019 (TM3 2019) pjesë e anketës ishin 216 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e  Kosovës. Pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në rajonin e Prishtinës, Pejës, e kështu me radhë.