Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Foto: KALLXO.com

Mes tensionesh, zgjidhen anëtarët e Këshillit Drejtues të UP-së

Me vonesa e tensione nga studentët, Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka zgjedhur sot anëtarët e Këshillit Drejtues të universitetit.

Selim Bezeraj, Rifat Krasniqi, Azem Hajdari, Arian Krasniqi dhe Naser Kabashi morën votat në rundin e tretë të votimit për anëtarë të KD-së.

Para se të fillonte mbledhja e senatit, në hyrje të Rektoratit u zhvilluan tensione nga ana e përfaqësuesve të studentëve që kanë qenë deri tani.

Ata kundërshtuan mbajtjen e kësaj mbledhje, pasi sipas tyre, ata kanë mandat deri më 30 shtator dhe përfaqësuesit e ri e fillojnë mandatin më 1 tetor dhe është e drejta e tyre për të votuar për anëtarë të KD-së.

Studentët bllokuan hyrjen e Rektoratit për dy orë dhe u desh të ndërhyjnë Policia e Kosovës dhe të largohen e të filloj mbledhja e senatit që të votohej për anëtarë të KD-së.