Mes shumë mos pajtimesh e përplasjesh vazhdon punimet Kuvendi i OAK

Përplasjet e shumta lidhur me mënyrën e votimit për propozimin për shkarkimin e kryetarit dhe nënkryetarit të Odës, kanë quar Kuvendin e Odës së Avokatëve në një pauzë 10 minutëshe.

Kuvendi i OAK-së i ka filluar punimet prej orës 10 të mëngjesit dhe është duke vazhduar ende.

Përkundër përplasjeve e akuzave të ndryshme për keq menaxhim e keqpërdorim të mjeteve financiare në drejtim të udhëheqësisë së OAK-së, ky Kuvend deri më tani miratoi këto pika të rendit të ditës: Procesverbalin e Kuvendit të OAK-së të marsit 2020; Raportimin e aktiviteteve të OAK-së për vitin 2020; Shqyrtimin e Raportit të Këshillit Mbikëqyrës të OAK-së për vitin 2020; Shqyrtimin e Raportit të Auditimit Financiar për vitin 2020 si dhe Shqyrtimin e Propozim Buxhetit të OAK-së për vitin 2021.

Ndërsa momentalisht është duke u diskutuar për mënyrën e votimit lidhur me propozimin për shkarkimin e kryetarit dhe nënkryetarit të OAK-së, Behar Ejupit dhe Naim Rudarit.

Si rezultat i mosarritjes së një pajtimi në mes të delegatëve lidhur me mënyrën e votimit për këtë rend të ditës, nëse duhet të jetë me votim të fshehtë apo të hapur, Kuvendi u detyrua të shkoj në 10 minuta pauzë.

KALLXO.com është duke i përcjellë nga afër punimet e Kuvendit të OAK-së si dhe duke e transmetuar direkt atë në llogarinë e saj në rrjetin social facebook, të cilin mund ta gjeni më poshtë.