Mbledhja e Qeverisë. Foto:ZKM

Merret vendim për Ratifikimin e Marrëveshjes për Statusin e Forcave në mes të Kosovës dhe Shtetit të Kuvajtit

 

Në mbledhjen e sotme kabineti qeveritar ka marrë vendim për Ratifikimin e Marrëveshjes për Statusin e Forcave në mes të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Kuvajtit.

Kryeministri Albin Kurti tregoi disa nga çështjet që i rregullon ky projektligj.

“Projektligji ka për qëllim rregullimin dhe përcaktimin dhe përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve të forcave në territorin e Kuvajtit gjatë të zbarkimit, trajnimeve dhe shkollimit të pjesëtarëve të FSK-së”, tha ai.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla tha që ky projektligj do të thelloj edhe më shumë bashkëpunimin mes Kosovës dhe Kuvajtit.