Merr flakë trafoja në qendër të Prishtinës

Një trafo e energjisë elektrike është përfshirë nga flaka më herët në qendër të Prishtinës.

Sipas zjarrfikësve, është djegur një siguresë andaj zona përreth ka mbetur pa energji.

“Ekipi ynë janë thirr në teren, atje në qendër është djegur një siguresë e një trafoje, por nuk ka pasur nevojë për intervenim nga ana jonë, pasi me djegie të siguresës është ndal edhe energjia elektrike”, thuhet nga brigada e zjarrfikësve të Prishtinës.

KALLXO.com ka tentuar të marr detaje edhe nga Policia e Kosovës dhe KEDS-i lidhur me këtë rast, por deri në momentin e publikimit nuk është dhënë ndonjë përgjigje.