Ilustrim. Foto: KALLXO.com

Merr flakë një veturë në Prishtinë

Një veturë është përfshirë nga flakët orët e mbrëmjes së sotme.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe Zëdhënësja e Policisë, Arlinda Rexhepi.

Sipas Rexhepit, rasti ka ndodhur në rrugën “B” ndërsa ka shtuar se nuk ka pasur ndonjë person të lënduar.

“Me datë 30.10.2020 rreth orës 18:15 në rr ” B ” në Prishtinë është raportuar për një veturë të djegur. Në vendngjarje kanë dalur njësitë përkatëse policore si dhe njësia e zjarrfikësve të cilët kanë arritur ta fikin zjarrin. Sipas informatave, persona të lënduar nuk ka, në vendngjarje kanë qëndruar njësitë policore kompetente për trajtim të mëtejmë të rastit”, ka thënë Rexhepi për KALLXO.com.