Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Merkel u bën thirrje gjermano-turqve të shtyjnë ceremonitë e dasmës për shkak të COVID-19

Kancelarja Gjermane Angela Merkel, nxiti emigrantët turq që jetojnë në vend të shtyjnë ceremonitë e dasmave si pjesë e masave të qeverisë për sigurinë ndaj COVID-19.

Merkel theksoi mirëkuptimin e saj për rëndësinë e këtyre festimeve për kulturën turke.

“Dasmat janë festime të mëdha ku të rinjtë turq vijnë së bashku me familjen dhe miqtë për t’u argëtuar”, ka thënë Merkel në një intervistë në radio Metropol FM të hënën në mbrëmje, duke shtuar “se është efektivisht e pamundur të kesh një ceremoni të këndshme duke respektuar masat e nevojshme paraprake”.

Më shumë se 4 milionë imigrantë turq jetojnë në Gjermani.