Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Merkel rezulton negativ në testin për coronavirusin

Kancelaria gjermane, Agnela Merkel ka rezultuar negativ në testin e saj për coronavirus.

Kështu ka bërë të ditur media gjermane Deutche Welle

“Testi i parë i kancelarit Merkel nuk tregoi ndonjë infeksion. Tani duhet të bëhen testime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Nënkancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë se Merkel është e shëndetshme, por që punon nga shtëpia.

Kancelaria Merkel ishte vendosur në karantinë shtëpiake pasi një mjek me të cilin kishte kontaktuar testuar pozitivisht për koronavirusin.