Merkel: Pandemia ka nevojë për përgjigje globale

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha sot se pandemia e koronavirusit mund të mposhtet vetëm përmes bashkëpunimit global dhe theksoi pjesëmarrjen e vendit të saj në organe ndërkombëtare si Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Ne kemi shansin të mposhtim pandemitë aktuale dhe të ardhshme vetëm nëse mund të gjejmë përgjigje globale ndaj kërcënimeve globale”, tha ajo në mesazhin e saj javor.

Kancelarja gjithashtu theksoi se pikërisht për këtë arsye Gjermania merr pjesë në programet e organizatave globale si OBSH, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore, raporton ATSh.

Mesazhi vjen pasi SHBA njoftoi zyrtarisht sekretarin e përgjithshëm të OKB se do të tërhiqej nga OBSH.

Merkel theksoi se Gjermania po ndihmonte në shumë mënyra në fushat e shëndetësisë dhe kërkimit, me qëllim që eventualisht të arrihej një shpërndarje globale dhe e barabartë e vaksinave dhe ilaçeve./21 Media