Angela Merkel, Foto: Edi Rama - Facebook

Merkel në Tiranë: Zemra ime rrah për këtë rajon

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel në Tiranë ka thënë se zemra e saj rrah për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Merkel në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, theksoi se Ballkani Perëndimor ka ndryshuar nga 2014 kur ka nisur Procesi i Berlinit, duke shtuar se ky proces nuk mund të zëvendësohet.

“Zemra ime rrahë për këtë rajon. Ndoshta do të më ngacmojë dielli të vijë dhe të jem më afër këtyre vendeve, pasi dihet që më nuk do të mund të jem këtu në të njëjtën pozitë siç e kam tash”, tha Merkel, pasi është në përfundim të mandatit si kancelare.

Merkel shtoi se ka pasur sot takim konstruktiv me liderët e vendeve të rajonit.

“Shumëçka ka ndryshuar nga viti 2014 kur e nisëm procesin e Berlinit, kryetarët e qeverive të Ballkanit Perëndimor takohen me njëri-tjetrit shpesh, gjë që s’ka ndodhur më parë”, theksoi ajo.

Kurse, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thënë se pa kancelaren Merkel, Ballkani nuk do të ishte siç është sot.