Angela Merkel e Aleksandar Vuçiq - Foto: REL/AP

Merkel e Vuçiq bisedojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar një bisedë me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Biseda është zhvilluar përmes një video-lidhjeje.

Siç raporton RTS.rs, në këtë bisedë është diskutuar edhe për dialogun dhe normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe në këtë kontekst edhe për tarifën 100 për qind të vendosur nga institucionet e Kosovës ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Siç raporton mediumi serb, kancelarja gjermane ka mirëpritur gatishmërinë e presidentit Vuçiq për të filluar dialogun “ndërmjet Serbisë dhe Kosovës me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian”  për tregtinë dhe barrierat jo-tarifore.

Vuçiq dhe Merkel janë pajuar që dialogu duhet të rifillojë shpejt për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e plotë të marrëdhënieve “midis Beogradit dhe Prishtinës”.

“Presidenti  Vuçiq tha se do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të vazhduar me sukses dialogun dhe të shmangë hapat që do të dëmtojnë marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës në mënyrë që të krijojnë një atmosferë konstruktive dhe të hapur për negociata”, raporton rts.rs.