Policia e Trafikut - Foto: KALLXO.com

Mërgimtarit nga Zvicra i ndalohet vozitja në Kosovë për 6 muaj

Përveç që është dënuar brenda pesë minutave dy herë me nga 300 euro për tejkalim të shpejtësisë, mërgimtari nga Zvicra është përballur edhe me një masë tjetër ndëshkimore.

Siç merr vesh KALLXO.com, mërgimtarit i është ndaluar vozitja e automjeteve në Kosovë për 6 muaj.

KALLXO.com raportoi sot për rastin e një mërgimtari, i cili pasi ishte ndaluar duke vozitur me shpejtësisë 117 km/h në zonë urbane, ku shpejtësia maksimale e lejuar ishte 50 km/h, për çka ishte gjobitur me 300 euro, ai ishte ndaluar pas 5 minutave, pasi që ishte sjellë keq me zyrtarët policorë, duke e nisur veturën me vrull dhe pas 238 metrave ai kishte arritur shpejtësinë 140 km/h. Edhe për këtë shkelje ai është gjobitur me 300 euro të tjera, duke e çuar në 600 euro dënimin brenda 5 minutave.

Rasti ka ndodhur në Prizren.

Dhe, përveç dënimit me 600 euro, mërgimtarit i është ndaluar vozitja në Kosovë për 6 muaj.

https://kallxo.com/foto-mergimtari-nga-zvicra-brenda-5-minutash-denohet-me-600-euro/?fbclid=IwAR3gXseYh8R66tzpzXYY_chXqBCDoHYjSwd_uEPYbQUvImC0odmUAAjrl_I

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1.021 tiketa.

Ndërsa, në nivel vendi kanë ndodhur  26 aksidente me të lënduar dhe 57 pa të lënduar.