Ilustrim

Mërgimtari nga Gjermania theret me thikë nga ish-gruaja e tij

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, shtetasi shqiptar i Gjermanisë ka raportuar se pasi ka shkuar te ish bashkëshortja e tij, për ta vizituar vajzën e tij, e dyshuara e ka therur me thikë.

Rasti ka ndodhur në kryeqytet dje rreth orës 18:07.

Policia bën të ditur se viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që e dyshuara pas intervistimit të lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.