Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Mërgimtarët kthehen pas festës së Bajramit, kolona në kufi

Mërgimtarët që erdhën në Kosovë për festën e Fitër-Bajramit, kanë filluar të kthehen në vendet ku punojnë dhe jetojnë.

Në pikën kufitare në Merdarë janë krijuar kolona deri në 300 metra.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar pritet për dalje në Merdarë janë rreth 60 minuta.

Fluks i madh i mërgimtarëve u shënua edhe në aeroportin e Prishtinës, ku për 13 ditë të majit në Kosovë mbërritën 22 mijë e 500 udhëtarë.