Mërgimtarët detyrohen të presin deri në 5 orë në Merdar

Fluksi i veturave në pikën kufitare të Kosovës në Merdar po vazhdon edhe këtë të shtunë.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, deri në orën 18:38, qytetarët kanë pritur deri në 5 orë për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdare.

Ndërkaq, për të hyrë në shtetin e Kosovës në të njëjtën pikë kufitare është dashur të presin prej 15 deri në 20 minuta.

Gjendje më pak e rënduar kalimi është në pikat e tjera kufitare si te Dheu i Bardhë, Jarinjë, Bërnjak e Vërmicë.

Detajet e tjera të gjendjes nëpër pikat kufitare mund t’i shihni këtu.