Mërgim Lushtaku, kritikon mungesën e ministrit Murati në mbledhjet e ndarjeve buxhetore
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Mërgim Lushtaku, ka kritikuar mungesën e ministrit të Financave Hekuran Murati, i cili sipas tij, do duhet të ishte prezent për të dhënë arsyetimet e ndarjeve buxhetore.
“Kur bëhet prezantimi i kërkesave të institucioneve mbi ndarjet buxhetore për vitin 2022, ministri duhet të jetë prezent për të dhënë arsyetimet për refuzimin ose aprovimin e kërkesave”, tha Lushtaku, duke shtuar se më parë çdo ministër ka qenë prezent në këso rastesh.
“Është mirë me thirr ministrin me qenë prezent”, tha ai.
Kryesuesi i Komisionit deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje Armend Muja tha se ministri ka qenë i pranishëm gjatë gjithë punës në grupin punues, duke shtuar se deputeti Lushtaku po dëshiron ta keqkuptoj qëllimisht.
“Me mbështetjen e këtij Komisioni e kemi krijuar grupin punues. Aty ka qenë edhe deputeti juaj Ferat Shala”, tha ai.
Lushtaku e përsëriti kërkesën se “ministri do të duhej të jetë prezent”.