Mërgim Lushtaku: 2 milionëshi është krim i organizuar brenda Ministrisë së Financave

Deputeti i Partisë Dmeokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka mbajtur konferencë për media në orët e vona për të reaguar në lidhje e vjedhjen e 2 milionë eurove nga thesari i shtetit.

Sipas PDK-së, vjedhja e mbi 2 milionë eurove nga thesari i shteti në vetëm pak minuta është krim ndërinstitucional.

“Kryeministri Hoti dhe ministrja Hykemete Bajrami po mundohen që t’i ikin përgjegjësisë së tyre ligjore dhe politike të imporivuzar me konferenca për shtyp. Skandali i avullimit të 2 milionshit është krim i organizuar brenda Ministrisë së Financave, pra në kuletën e shtetit”, ka thënë Lushtaku.

Ai tutje ka shtuar se ngjarjet e fundit me rastin e vjedhjes së dy milionë eurove, ka krijuar bindjen se ministrja e Minitrisë së Financave, Hykmete Bajrami duhet të jap dorëheqje.

“Ngjarjet e fundit në media çdo ditë po bindemi që dorëheqja e ministres është akt i domoshdoshëm, sepse kjo ministri duhet të marr përgjegjsi politike për këtë dështim të madh”, ka thënë Lushtaku.

Sipas Lushtakut, PDK po sheh një tendencë nga qeveri hoti që në këtë skandal të përfshijë edhe PDK-në.

“Ne shohim një tendencë nga qeveria Hoti që në këtë skandal të përfshijë edhe PDK-në, asnjë i dyshuar deri më tani nuk është dhe nuk ka qenë anëtar i PDK-së. Sot nga portalet është përmenduar edhe emri i ortakut tim gjoja se është përfshirë në këtë skandal, por me përgjegjsinë më të madhe morale dhe politike kjo është një gënjeshtër”, ka thënë Lushtaku.

Ai ka bërë të ditur se personi i cili është përmendur nuk është ortaku i tij.

“Dua të iu informoj që e kam qartësuar se ky nuk është ortaku im, shikoni numrin personal, emrin mbiemrin, por fatkeqsisht kjo po shihet se është tendencioze. PDK fton organet e rendist që të arrestojnë çdo individ për vjedhen e dy milionë eurove nga thesari i shtetit, ndërsa kërkojmë nga Qqeveria Hoti përgjegjësi dhe llogari pasi që kjo qeveri është treguar e paaftë dhe jokompetente”, ka thënë Lushtaku.

KALLXO.com ka transmetuar live konferencën e PDK-së.

Konferencë e PDK-së

Konferencë e PDK-së

Publiée par Kallxo.com sur Vendredi 23 octobre 2020

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në një konferencë të jashtëzakonshme dje ka dhënë detaje për zhdukjen e 2 milionë eurove nga Thesari i Buxhetit të Kosovës.

Bajrami tha se bëhet fjalë për 4 transaksione të dyshimta nga Thesari, me vlerë rreth 2.1 milionë eurove që kanë shkuar tek një Operator Ekonomik.

“Deri më tani janë suspendu dy zyrtarë dhe njëri prej tyre është arrestu.  Ne tani kemi gjurmuar, është një transaksion bankar dhe është duke u hetuar se kush është përfitues i këtij transaksioni. Është keqpërdorim i detyrës zyrtare, keqpërdorim i autorizimeve ligjore të cilat i ka pasur zyrtari dhe institucionet po e bëjnë maksimumin që këto mjete t’i kthehen buxhetit të Kosovës”, tha Bajrami para gazetarëve.