Merdare - Foto: KALLXO.com

Merdarë, vazhdojnë pritjet deri në tri orë për të dalë nga Kosova

Deri në tri orë duhet të pritet për të dalë nga Kosova nga pika e kalimit kufitar në Merdarë.

Kështu është njoftuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, të cilët kanë thënë se radha e automjeteve në këtë pikë kalimi për dalje është deri në një kilometër.

Pritje për të dalë nga Kosova ka edhe në PKK Dheu i Bardhë, ku po pritet deri në 30 minuta, ndërsa kolona është e gjatë 150 metra.

Përderisa, për të hyrë nga këto dy pika kufitare pritjet janë më të shkurta.

Në Dheun e Bardhë për të hyrë në Kosovë pritet 15 minuta ndërsa në Merdarë po pritet deri në një orë.

Gjendja në pikat e tjera të kalimit kufitar është e qetë, ku pritjet janë nga 3 deri në 10 minuta.