
Kolona të gjata në pikën kufitare në Merdarë. 07/01/2023. Foto: KALLXO.com
Merdarë, pritje deri në gjashtë orë për të dalë nga Kosova (FOTO)
07.1.2023 - 16:57
Deri në gjashtë orë po presin qytetarët në pikën kufitare në Merdarë për të dalë nga Kosova.
Si pasojë e fluksit të madh të automjeteve, në këtë pikë janë krijuar kolona të gjata deri në 3 kilometra.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar mërgimtarët për të dalë nga pika kufitare në Merdarë po presin 5 deri në 6 orë.


Pritjet të gjata janë edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku qytetarët po presin katër orë të dalin edhe nga kjo pikë kufitare.
Ndërsa, në Muçibabë dhe në Mutivodë pritjet janë rreth rreth 2 minuta.
Derisa në pikat e tjera kufitare pritjet janë më të shkurta. Në Jarinjë qytetarët po presin 10 deri në 15 minuta.
Këto janë të dhenat e fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.