Kolona ne Kufi me Maqedoninë - Han i Elezit - 06.01.2019

Merdarë, mërgimtarët presin 9 orë për të dalë nga Kosova

Qytetarët që po largohen nga Kosova, sidomos mërgimtarët, po presin me orë të tëra në pikat kufitare me Serbinë.

Kështu, në pikën kufitare pritjet e qytetarëve janë deri në 9 orë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në njoftimin e fundit thotë se për të dalë nga pika kufitare në Merdarë pritjet janë 8 orë deri në 8 orë e 40 minuta.

Ndërsa, për të hyrë në Kosovë përmes kësaj pike, pritjet janë 5 deri në 10 minuta.

Në një njoftim të publikuar një orë më herët, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar tregonte se pritjet në Merdarë zgjasnin deri në 10 orë.

Për të dalë nga Kosova në pikën kufitare Dheu i Bardhë, qytetarët po presin 2 orë e 10 minuta.

Për të hyrë në Kosovë përmes kësaj pike, pritjet janë 5 deri në 10 minuta.

Edhe në pikën kufitare në Mutivodë pritjet për të dalë nga Kosova janë të gjatë.

Qytetarët që kalojnë në Serbi për të vazhduar më pas për vendet europiane në këtë pikë po presin deri në 4 orë. Ndërsa, për të hyrë në Kosovë është 3 deri në 5 minuta.

Në Jarinje, pritjet për të dalë nga Kosova janë 30 minuta, e për të hyrë 3 deri në 5 minuta.

Ndërsa pritjet në pikat kufitare me shtetet e tjera fqinje në maksimum janë 10 minuta.