Merdare - Ilustrim

Merdarë, mbi tri orë pritje për të dalë nga Kosova

Pritjet për të dalë nga Kosova përmes pikëkalimit kufitar në Merdarë po zgjasin nga 3 deri në 3 orë e 20 minuta. Ndërsa ato për të hyrë në Kosovë përmes të njëjtës pikë kufitare nga 1 deri në 1 orë e 20 minuta.

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, përveç në Merdarë, pritje për të dalë nga Kosova ka edhe në pikën kufitare në Dheun e Bardhë. Në këtë pikëkalim, bashkatdhetarët por presin nga 1 orë deri në 1 orë e 20 minuta ndërsa për të hyrë në Kosovë pritjet janë nga 15 deri në 20 minuta.

Pritje deri në 1 orë e 30 minuta për të dalë nga Kosova ka edhe në pikën kufitare në Mutivodë.

Përderisa në pikat e tjera kufitare të Kosovës, pritjet janë disa minutëshe ose qytetarët mund të kalojnë pa vonesa.

Të dhënat në kohë reale në lidhje me pritjet në hyrje-dalje të të gjitha pikave kufitare të Kosovës mund t’i përcjellni KËTU.

06.08.2022, Foto: Ministria e Punëve të Brendshme