
Merdar, kapen një armë dhe 50 fishekë në një autobus me targa vendore
Gjatë një skanimi të një autobusi me targa vendore në pikën kufitare në Merdar, më 22.12.2024, është gjetur një armë dhe 50 copë fishekë në valixhen e një pasagjeri.
Dogana e Kosovës ka njoftuar se autobusi është paraqitur në pikën kufitare rreth orës 18:00.
Sipas njoftimit, pas verifikimeve të mëtejshme, është konstatuar dhe gjetur pronari i valixhes.
“Sot, më datë 22.12.2024, në Pikën Kufitare të Merdares, rreth orës 18:00 është paraqitur një autobus me targa vendore. Gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim disa valixhe. Gjatë procesit të skanimit, është vërejtur se në njërën nga valixhet ndodhej një armë dhe 50 copë fishekë. Pas verifikimeve të mëtejshme, është konstatuar dhe gjetur pronari i valixhes”- thuhet në njoftim.
Dogana tutje ka njoftuar se arma dhe fishekët janë konfiskuar menjëherë dhe janë dorëzuar pranë Policisë Kufitare për procedura të mëtejshme ligjore.
Ndërsa është bërë e ditur se Policia e Kosovës ka marrë përsipër trajtimin dhe hetimin e këtij rasti, në përputhje me ligjet në fuqi.