MEPTINIS nesër publikon kodet e bizneseve që lejohen të punojnë pas vendimeve për parandalimin e COVID-19

Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS) ka njoftuar se nesër do të bëhet publikimi I kodeve të reja NACE për bizneset që lejohen të punojnë pas marrjes së vendimeve të reja të Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë, mbrëmë përmes një konference, ka marrë një numër të madh vendimesh të reja, pasi që Gjykata Kushtetuese e shpalli antikushtetues vendimin e mëparshëm të Qeverisë së 23 marsit.

“Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS) i njofton bizneset se ushtrimi i veprimtarive të lejuara sipas kodeve NACE është ende në fuqi deri në njoftimin/urdhëresën e re, që do të publikohet nesër”, thuhet në vendimin e ministrisë.