Mentor Shuki shpallet fajtor për drogë

Moderatori Mentor Shuki është shpallur fajtor për posedim të substancave narkotike.

Gjykata e Prishtinës i ka shqiptuar atij dënimin me gjobë në shumën prej 200 euro dhe burgim me kusht prej një viti.

Ky dënim nuk ekzekutohet nëse i akuzuari në afat prej një viti nuk kryen vepër tjetër penale.

Ndërsa të akuzuarit Nebojsha Denic, gjykata i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muajsh dhe gjobë prej 500 euro.

Të akuzuarit nuk ishin present gjatë shpalljes së vendimit.

Dje KALLXO.com ka raportuar se Shuki kishte pranuar fajësinë.

Kallxo.com kishte raportuar në vitin 2017 se Mentor Shuki është arrestuar për narkotikë.