Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Mëngjeset me ngrica, ky është moti në Kosovë në 5 ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik njofton se kjo javë do të fillojë me mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht rreth relievit malor.
Mot i ngjashëm do të jetë edhe të martën. IHMK-ja thotë se në mesditë temperaturat minimale do të jenë më të ulëta për 4-6 gradë se dita e hënë, ndërkaq në mëngjes parashihen ngrica të dobëta.
Sipas IHMK-së, të mërkurën parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Mëngjesi sikur edhe ditët tjera do të jetë me ngrica të dobëta, ndërsa gjatë ditës grafiku i temperaturave do të rritet.
Dita e enjte do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira më të theksuara se në ditën paraprake. Temperaturat maksimale do të ulën për 1-3 gradë, ndërsa minimalet mbeten konstante.
Edhe dita e premte, sipas të dhënave të IHMK-së mbetet me kushte pothuajse të ngjashme meteorologjike, përpos që minimalet do të rriten për 3 gradë , ndërsa maksimalet mbeten të ngjashme
Gjatë gjithë javës do të fryjë erë nga juglindja dhe jugperëndimi e lehtë deri mesatare.