Gazmend Gjonbalaj

Menaxheri kosovar në Amerikë premton kthimin dhe investime nëse Albin Kurti i fiton zgjedhjet (VIDEO)

Gazmend Gjonbalaj, bashkatdhetar nga SHBA-të i cili ka punuar si menaxher i shumë ndërmarrjeve të njohura, si Bloomberg e NYFIX përmes një videoje të publikuar në Facebook ka treguar se e përkrah Albin Kurtin si kryeministër të Kosovës.

Gjonbalaj ka thënë që ka votuar të gjitha partitë në zgjedhjet në Kosovë, dhe prap është i zhgënjyer nga puna që e kanë bërë ata.

Tutje në video Gjonbalaj ka thënë se nëse fiton Albin Kurti dhe premton drejtësi e sundimit të ligjit ai është në gjendje të ndihmojë ekonominë e vendit me 50 milionë euro.

“Albin, nëse fiton më inspiron të kthehem në Kosovë, të filloj biznes të ri më mision t’i ndihmoj qytetarët dhe bizneset e vogla ta rrisin potencialin e tyre ekonomik, nëse premton sundim të ligjit pa korrupsion dhe shantazhe mendoj që për dy vite do të ndihmoj bruto prodhimin e Kosovës me 50 milion euro”, thotë ai në një video të xhiruar në Amerikë dhe të shpërndarë në rrjete sociale, 6 ditë para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë.

Kjo është mundësia e fundit që Kosova të qeveriset pa korrupsion e shantazhe. Diaspora është e gatshme të ndihmoj zhvillimin e vendit. Voto për ardhmërinë që e donë. Me #6tetor unë do votoj për Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe mikun tim Albin Kurti. #ErdhiDita për ndryshime!

Publiée par Gazmend Gjonbalaj sur Lundi 30 septembre 2019

Ai ka deklaruar se nuk është profesionisti i vetëm që mund ta bëjë një gjë të tillë.