Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Memli Krasniqi: Reçaku është histori e përgjakur që nuk harrohet kurrë

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka përkujtuar 45 fëmijë, gra e burra të fshatit Reçak, të cilët u masakruan 23 vite më parë nga forcat policore dhe ushtarake serbe.

“Në kujtesën kolektive të popullit të Kosovës, Reçaku është një ndër plagët tona më të dhimbshme, një histori e përgjakur që nuk harrohet kurrë. Liria jonë do të jetë e plotë, atëherë kur gjenocidi serb në Kosovë të marrë dënimin e merituar”, ka shkruar Krasniqi.

Gjithashtu Krasniqi ka shkruar se kjo masakër i dha vulë barbarisë dhe mizorisë së krimeve të Sllobodan Millosheviqit në Kosovë dhe ngriti alarmin në mesin e shteteve perëndimore për nevojën e ndërhyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë.