Memli Krasniqi për shtyrjen e zgjedhjeve: Kushtetuta nuk mund të anashkalohet

Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së ka thënë se kanë kërkuar që të pezullohet fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale që priten të mbahen me 17 tetor si shkak i situatës me COVID-19 por jo edhe shtyrje të zgjedhjeve.

Krasniqi tha se krahas shëndetit të qytetarëve duhet të kihet parasysh edhe shëndeti demokratik.

“Unë kam kërkuar që jo vetëm të shkurtohet fushata zgjedhore por edhe të pezullohet e tëra. Kam kërkuar që të kemi respektim rigoroz masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës por edhe që të jetë prioritet vaksinimi i trupave zgjedhore në mënyrë që të jenë ata së pari të mbrojtur. Qëndrimi ynë është që të jetë prioritet shëndeti i qytetarëve por edhe shëndeti i demokracisë, kushtetua nuk mund të anashkalohet”, tha ai.