Memli Krasniqi - ministres Rizvanolli: Detyrën e ministres nuk po din me bo, veç po e provon

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi sot gjatë seancës së jashtëzakonshme i ka replikuar ministres se Ekonomisë, Artane Rizvanollit duke i thënë se ajo detyrën e ministres “nuk po di me bo, veç po e provon”

Krasniqi ketë deklaratë i bëri pas fjalisë së Ministres Rizvanolli e cila tha se kritikat e opozitës janë shumë kontradiktore dhe se ajo s’po di nga të ia filloj.

“Kritikat e juaja janë shumë kontradiktore, nuk po di në cilën mu përgjigj edhe qysh. Njëri thotë efektet e vendimit që i keni marrë nuk po shihen në terren, tjetri thotë po i legjitimoni ato që i keni marrë. Njëri thotë ZRrE po e falimenton KEDS-in, tjetri thotë pse po i subvenciononi, tjetri thotë është dashtë me subvencionu moti. Nuk po di ka me fillu, po megjithatë po provoj”, tha Rizvanolli pas kritikave të opozitës.

Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi tha se Rizvanolli nuk e kupton thelbin e problemit.

“Ministrja e nisi shumë mirë fjalën e vet tha nuk po di qysh mu përgjigj veç po e provoj, realisht ti edhe detyrën e ministres nuk po din qysh me bo, veç po e provon njëjtë si shumica e kësaj qeverie. Nuk e keni idenë çka është detyra e përgjegjësia e jote, nuk po e kupton as thelbin e problemit veç po e provon”, ka thënë Krasniqi.

Rizvanolli po ashtu tha se nuk është e vërtetë se ka presion politik në KEK.

“Nëse mendoni që kryeministri ose ministrja ka shku iu ka thanë KEK-ut hini remont ketë muaj ose mos hini në remont në këtë ditë, qoftë në Kosovën A, verës, e qoftë në Kosovën B tash, mundem me thanë që nuk është e vërtetë”, ka thënë Rizvanolli sot gjatë seancës së jashtëzakonshme për shqyrtimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për Masat e emergjencës në furnizimin e energjisë