Memli Krasniqi i kërkon Qeverisë t’i ndajë 25 milionë euro për luftimin e coronavirusit

Kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi në fjalën e tij në seancën për shqyrtimin e projektbuxhetiti për vitin 2020 ka folur për situatën e krijuar në Kosovë pas konfirmimit të tri rasteve të prekur me Coronavirus.

Krasniqi ka shkruar se Qeveria tani duhet ta ketë vetëm një prioritet.

“Qeveria sot duhet ta ketë vetëm një prioritet. E ai duhet të jetë parandalimi i përkeqësimit të situatës me Coronavirusin”, tha Krasniqi në seancë.

Krasniqi ka komentuar edhe vendimin e Qeverisë për të ndarë 10 milionë euro për të luftuar Coronavirusin.  Sipas tij kjo shumë është shumë e vogël duke kërkuar që kjo shumë të rritet.

“Keni marrë vendim që t’i ndani 10 milionë euro, jan pak, ju them që janë shumë pak dhe ju ftojmë që të ndani së paku 25 milionë euro në fazën e parë dhe për këtë iu mbështesim ne si opozitë”, tha Krasniqi.

Ai ka cituar një deklaratë të dhënë nga kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, që sipas Krasniqit ka kërkuar bashkëpunim më të madh nga institucionet qendrore.

“Po ua citoj me shqetësim, atë se çfarë e tha kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Halitit; -Kemi nevojë për ndihmë, asgjë s’na kanë ndihmuar, s’kemi nevojë për deklarata politike, qytetarët kanë nevojë për ndihmë-, ju e dini se ky kryetar është i partive në pushtet, duhet të shqetësoni për këtë ju”, tha në mes tjerash Krasniqi.

LIVE – Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme për buxhetin 2020

LIVE – Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme për buxhetin 2020

Publiée par Kallxo.com sur Samedi 14 mars 2020

.