Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Memli Krasniqi i drejtohet qeverisë: Pse nuk po i hetoni krejt këto 20 vjet?

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është deklaruar ne lidhje me bllokimin e formimit të komisionit hetimor parlamentar për energjinë.

Krasniqi ka thënë se hetimi parlamentar është instrumenti kryesor që ka opozita në dispozicion.

“Hetimi parlamentar si instrument është kryesori që e ka opozita në dispozicion, jo pushteti. Sepse pushteti nënkupton që ju i keni krejt”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai tha se në këtë legjislaturë kanë të drejtë të hetojnë punën e qeverisë.

“Në këtë legjislaturë kemi të drejtë me hetu punën e qeverisë që ndërlidhen me këtë legjislaturë. Nuk ka ndodhë ndonjëherë në histori të parlamentit me deviju. Ju po doni me pamundësu një gjë të tillë, nuk ka ndodhë në të kaluarën, shpresoj që të mos të ndodhë në të ardhmen me blloku opozitën nga një e drejtë që iu është dhënë”, tha Krasniqi.

Ai iu është drejtuar qeverisë duke i pyetur se pse po kanë tendenca për të fshehur duke shtuar se mund të hetojnë çka të duan.

“Jeni tu ikë. Po ikni nga përgjegjësia dhe nga mandati. Ju nuk po na lejoni me hetu, ne po duam me hetu se si kemi ardhë deri në këtë situatë, e kemi shtru këtë çështje që nga shtatori. Pse po ka tendenca me fshehë diçka të tillë. Sa të ka mundësi legale të hetojmë. Mos mendoni që tutemi, çka të doni do të hetojmë e jo vetëm energjinë”, ka thënë Krasniqi.

“Pse nuk po i hetoni krejt këto 20 vjet që keni thënë që sa e sa kohë? Hetoni me Prokurori Speciale e me Ministrinë e Drejtësisë. Kemi pasë numra jo bash sa ju por kemi pasë më shumë. Albin Kurti ka me vonu këtë votim por jo me nalë. Duhet me dhënën përgjigje”, ka shtuar ai.

LVV propozon Komision Hetimor për energjinë, kërkon hetim nga viti 2006