Meliza Haradinaj - Stublla, lirohet nga detyra

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka liruar nga detyra Meliza Haradinaj-Stublla nga posti ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Në komunikatën e Kryeministrisë thuhet se ditëve në vazhdim, Hoti do të emërojë ministrin e ri të Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“Ministrja Haradinaj-Stublla përmes një letreje i ka ofruar Kryeministrit Hoti, dorëheqjen e parevokueshme nga detyra e ministres së Republikës së Kosovës për Punë të Jashtme dhe Diasporës”, thuhet në kumtesën e ekzekutivit.

Ministria në detyrë e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla ka dhënë dorëheqje nga ky post si dhe nga të gjitha funksionet e saj në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, subjekt politik të cilit i takonte.

Dorëheqja vije pas akuzave për blerje të votave që do ta bënin Haradinajn – Stublla deputete.