Foto: Meliza Haradinaj/Facebook

Meliza Haradinaj i shkruan letër zyrtare kompanisë Apple, kërkon njohjen e kufijve të Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj, përmes një kërkese zyrtare drejtuar drejtorit ekzekutiv të kompanisë Apple, Tim Cook, ka kërkuar që të marrin hapa për të paraqitur saktë kufijtë e Kosovës në hartë.

“Më 23 korrik, i kam shkruar një letër zyrtare  drejtorit ekzekutiv të kompanisë Apple, Tim Cook, që të  ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të paraqitur saktë kufijtë e njohur  ndërkombëtarisht të Kosovës në Shërbimin e AppleMaps. Pritet veprimi i duhur” ka shkruar Hardinaj në Twitter.