Samedin Mehmeti në takim me drejtorët e policisë së shteteve të ndryshme. Foto: Policia e Kosovës/Facebook

Mehmeti merr pjesë në konferencën rajonale të drejtorëve të Policisë, flitet për luftën ndaj krimit të organizuar

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti po merr pjesë në konferencën rajonale të drejtorëve të Policisë të shteteve të ndryshme.

Kjo konferencë po mbahet në Shkup dhe i dedikohet luftës ndaj krimit të organizuar, sfidave dhe mbështetjes.

Gjatë pjesëmarrjes në këtë konferencë rajonale, Mehmeti po ashtu ka realizuar një takim bilateral me drejtoreshën ekzekutive të EUROPOL-it, Catherine De Bolle.

Sipas njoftimit të Policisë, në këtë takim thuhet se u diskutuan tema të rëndësishme me interes të përbashkët, përfshirë edhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme si dhe shkëmbimin e informacioneve të cilat ndërlidhen me luftën ndaj krimit dhe sigurisë së përgjithshme, e që i referohen marrëveshjes ndërmjet Policisë së Kosovës dhe EUROPOL-it të arritur në shtator të vitit të kaluar për kanalin e sigurt të komunikimit.

Samedin Mehmeti në takim me drejtoreshën ekzekutive të EUROPOL-it, Catherine De Bolle. Foto: Policia e Kosovës/Facebook