Mehmet Kraja: Një numër i madh i marrëveshjeve me Serbinë janë mbajtur larg syrit të popullit

Mehmet Kraja, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës tha se bazë e dialogut duhet të jetë Kushtetuta e Kosovës.

Ai këtë koment e bëri gjatë prezantimit të bazave për dialogun me Serbinë nga kryeministri Avdullah Hoti.

“Ajo që i ka munguar dialogut ka qenë paqëndrueshmëria. Sot nuk e kam të qartë që disa politikanë të Kosovës të bëjnë kompromise në emër të popullit”, tha Kraja.

“Faktori politik i Kosovës nuk duhet të paraqitet i ndarë. Deri më tani të gjithë e dinë që një numer i madh i marrëveshjeve janë mbajte larg syrit të popullit”, tha ai.